Rashiti kërkon që partitë të veprojnë shpejt për zgjedhjen e presidentit
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha se nëse oferta e LVV-së për partitë opozitare është serioze, ato duhet që sonte të propozojnë emra “me urgjencë”. “Nëse oferta është serioze dhe ka pajtim se si të procedohet me zgjedhjen e Presidentit/es, subjektet e opozitës duhet të ofrojnë tre/pesë emra/kandidatë me urgjencë.…
Lajme
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha se nëse oferta e LVV-së për partitë opozitare është serioze, ato duhet që sonte të propozojnë emra “me urgjencë”.
“Nëse oferta është serioze dhe ka pajtim se si të procedohet me zgjedhjen e Presidentit/es, subjektet e opozitës duhet të ofrojnë tre/pesë emra/kandidatë me urgjencë. Natyrisht, ka shumë emra kredibil për këtë rol kushtetues. LVV duhet që sot të tërheqë kandidaturat e saj. Glauk Konjufca nuk duhet të mbetet në garë. Opozita menjëherë duhet të veprojë, sonte. Takimet e liderëve të katër subjekteve parlamentare duhet të ndodhin në një tavolinë, jo ndaras. Negociatat deri nesër dhe zgjedhja e Presidentit/es duhet të ndodhë nesër”, ka shkruar ai në Facebook.