Kurti: Opozita nuk solli asnjë emër për Presidentin, më detyruan të propozoj edhe nga radhët e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvend se bisedimet me liderët opozitarë për çështjen e Presidentit kanë treguar mungesë propozimesh konkrete nga ana e tyre, duke e detyruar atë, sipas tij, të marrë rol aktiv në propozimin e emrave. Ai tha se në përpjekje për të avancuar procesin, ka përmendur edhe emra që…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvend se bisedimet me liderët opozitarë për çështjen e Presidentit kanë treguar mungesë propozimesh konkrete nga ana e tyre, duke e detyruar atë, sipas tij, të marrë rol aktiv në propozimin e emrave.
Ai tha se në përpjekje për të avancuar procesin, ka përmendur edhe emra që vijnë nga partitë opozitare, pasi ato nuk kanë sjellë alternativa në tryezën e diskutimit.
“Duhej të përmendja emra që të bëhej biseda konkrete. Unë kam përmendur emra në takime, ata s’kanë përmendur. Kam përmendur edhe emra të atyre partive. Më shumë se kaq s’mundem”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, opozita ka pasur mundësinë të propozojë tre kandidatë dhe të kontribuojë në një proces konsensual, por mungesa e vullnetit politik po e çon vendin drejt një situate të pasigurt dhe mundësisë së zgjedhjeve të reja. /Lajmi.net/