Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se vendi ndodhet në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, duke paralajmëruar pasoja politike në rast dështimi. Sipas tij, mosarritja e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, të cilat, siç tha ai, do…

Lajme

27/04/2026 17:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se vendi ndodhet në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, duke paralajmëruar pasoja politike në rast dështimi.

Sipas tij, mosarritja e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, të cilat, siç tha ai, do të ishin të pestat brenda 16 muajve.

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë brenda 16 muajve. Pra, pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë”, u shpreh Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai hodhi poshtë kritikat ndaj partisë së tij për shmangie nga përgjegjësitë, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë përgjegjësi qeverisëse pa vonesa apo hezitime.

Kurti gjithashtu komentoi debatin politik mbi rezultatin zgjedhor, duke thënë se ai duhet të respektohet dhe se respektimi i tij nuk duhet të interpretohet si nënshtrim, por si vullnet i qytetarëve.

Lajm në përditësim…