Haxhiu: Dallimet politike janë normale, por ka një kufi që nuk guxon të tejkalohet në demokraci parlamentare

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka kritikuar ashpër mungesën e opozitës në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ky veprim prodhon pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin institucional. Sipas saj, bojkotimi i seancës nënkupton bllokim të një procedure kushtetuese dhe rrezikon ta çojë vendin në një krizë të panevojshme politike. “Mungesa e opozitës është…

Lajme

27/04/2026 17:47

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka kritikuar ashpër mungesën e opozitës në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ky veprim prodhon pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin institucional.

Sipas saj, bojkotimi i seancës nënkupton bllokim të një procedure kushtetuese dhe rrezikon ta çojë vendin në një krizë të panevojshme politike.

“Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte, bllokimin e një procedure kushtetuese dhe shtyerjen e vendit drejt një krize të panevojshme”, u shpreh Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Ajo iu referua edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se obligimi i deputetëve për të marrë pjesë në seanca është i qartë dhe i detyrueshëm.

Sipas saj, deputetët janë të obliguar të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë leje të rregullt paraprake.

Ndonëse sipas saj në një demokraci parlamentare janë të zakonshme dallimet e thella politike dhe debatet e ashpra, ekziston një vijë që nuk duhet të kalohet: respektimi i rendit kushtetues.

Ajo ka theksuar se mungesa e partive opozitare në seancën e Kuvendit, ku pritet të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të vendit, sjell pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e institucioneve.

“Sido që të jenë dallimet politike, detyrimi ynë i përbashkët është respektimi i rendit kushtetues. Mungesa e opozitës në seancë prodhon pasoja direkte, duke bllokuar një procedurë kushtetuese dhe duke e shtyrë vendin drejt një krize të panevojshme”, u shpreh Haxhiu. /Lajmi.net/