Kraki: Opozita po bën “show”, s’ka asnjë emër – Osmani ende s’është opsion
Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se janë të gatshëm ta zgjedhin presidentin, por se nga opozita nuk kanë marrë ende asnjë propozim konkret për këtë pozitë. Ai kritikoi Lidhja Demokratike e Kosovës për mungesën në seancë, duke e cilësuar këtë veprim si “show”. “Kemi marrë një ftesë në ora 17:00. Diskutohet halli…
Lajme
Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se janë të gatshëm ta zgjedhin presidentin, por se nga opozita nuk kanë marrë ende asnjë propozim konkret për këtë pozitë.
Ai kritikoi Lidhja Demokratike e Kosovës për mungesën në seancë, duke e cilësuar këtë veprim si “show”.
“Kemi marrë një ftesë në ora 17:00. Diskutohet halli kryesor që e kemi, pra të gjendet një rrugë e logjikshme dhe serioze për Kosovën. Por kjo që po ndodh tani është ‘show’. Në seancë thanë që nuk vijnë, ndërsa tani po thonë që e kanë një emër”, u shpreh Kraki.
Duke folur për mundësinë e votimit të Vjosa Osmani, ai tha se emri i saj nuk ka ardhur ende si propozim konkret.
“Vjosa Osmani nuk është duke ardhur si opsion. Nuk kemi marrë asnjë propozim konkret as nga PDK, as nga LDK. Jemi ende në pikën zero”, theksoi ai.
Kraki shtoi se partitë duhet të tregojnë më shumë seriozitet, duke rikujtuar se LVV ka shprehur gatishmëri për kompromis dhe madje për tërheqje nga qëndrimet fillestare, nëse ka propozime konkrete nga partitë e tjera.
Ai paralajmëroi se vendi nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja çdo disa muaj, duke bërë thirrje për arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe funksionale. /Lajmi.net/