Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi të sulmojë disa pjesëmarrës gjatë prezantimit të muralit për nënë Ferdonijen

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë sot gjatë një ceremonie e cila po zhvillohej në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka tentuar ta sulmojë fizikisht disa persona. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë,…

Lajme

27/04/2026 14:21

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë sot gjatë një ceremonie e cila po zhvillohej në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka tentuar ta sulmojë fizikisht disa persona.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, një person gjatë një ceremonie ka tentuar t’i sulmojë disa persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana.

Ndërkaq, sipas pamjeve të mediave prezent ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të muralit për nënën Ferdonije./Lajmi.net/