Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për lëndim të lehtë trupor në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, po kërkon bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar një të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”: Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datë 10.12.2025, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village – Shopping & Fun në Ferizaj. “Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë…

Lajme

27/04/2026 12:35

Policia e Kosovës në Ferizaj, po kërkon bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar një të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”:

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datë 10.12.2025, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village – Shopping & Fun në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192, Stacionit më të afërt policor Apo aplikacionin digjital ”Lajmero policinë””, ka njoftuar Policia.

Ata kanë thënë se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

“Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, ka thënë ndër të tjera Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: