Shpërthen një bombolë gazi në një lokal në Podujevë, lëndohen tre persona

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime. “Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar…

Lajme

27/04/2026 11:48

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/