Zotëriu i parë: LDK-ja për ta respektuar Vjosa Osmanin, le ta zyrtarizojnë si propozim me shkresë zyrtare
Bashkëshorti i U.D të Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka shkruar në lidhje me propozimin e LDK-së që të kandidohet Vjosa Osmani për Presidente. Ai ka thënë se ata do duhej ta respektonin emrin e saj aq sa ta zyrtarizojnë përmes shkresës zyrtare që duhej të përmbajë emrat dhe nënshkrimet e të gjithë…
Lajme
Bashkëshorti i U.D të Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ka shkruar në lidhje me propozimin e LDK-së që të kandidohet Vjosa Osmani për Presidente.
Ai ka thënë se ata do duhej ta respektonin emrin e saj aq sa ta zyrtarizojnë përmes shkresës zyrtare që duhej të përmbajë emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të LDK-së.
Krasniqi gjithashtu ka rikujtuar se për të hyrë në proces duhet të propozohet edhe një kandidat.
“Pra, kaloni nga fb në sekretarinë e kuvendit dhe kryeni procedurat. Në PDK nuk dihet se kush po udhëheqë, së paku jo lidershipi i saj formal. Uroj që vendimarrja për të shkuar në zgjedhje të mos jetë zhvendosur tek të fortit e partisë, oligarkët dhe Beogradi”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
