Abdixhiku s’e tha asnjë fjalë e as nuk merr pjesë në seancën për Rexhep Qosjen, nga LDK të pranishëm veç 5 deputetë
Në Kuvendin e Kosovës sot po zhvillohet seancë në përkujtim të akademikut Rexhep Qosja. Në këtë seancë morën fjalën kryeparlamentarja, ministri i Jashtëm, e liderët partiakë. Të gjithë ata thurën fjalët më të mira për Qosjen, duke e përkujtuar veprën dhe jetën e tij me një kontribut të lartë në lirinë dhe ngritjen e shtetit…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot po zhvillohet seancë në përkujtim të akademikut Rexhep Qosja.
Në këtë seancë morën fjalën kryeparlamentarja, ministri i Jashtëm, e liderët partiakë.
Të gjithë ata thurën fjalët më të mira për Qosjen, duke e përkujtuar veprën dhe jetën e tij me një kontribut të lartë në lirinë dhe ngritjen e shtetit të Kosovës.
Por ajo që bie në sy është se shumica e deputetëve të LDK-së refuzuan që të jenë pjesë e kësaj seance.
Madje aty nuk është as vetë lideri i LDK-së, Lumir ABidxhiku.
Madje nga LDK-ja nuk patën as një fjalë as kur ai vdiq.
Siç duket heshtja e LDK-së shihet se lidhet me kritikat e forta që akademiku kishte bërë ndaj kësaj partie dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë viteve. Megjithatë, shumë personalitete të tjera që kishin pasur polemika me Qosjen kanë zgjedhur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të ngushëllojnë familjen. .
Një fjalim të shkurtër në seancë pati deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, e cila e vlerësoi jetën dhe veprën e Qosjes./Lajmi.net/
