Glauk Konjufca: Liria kombëtare ishte parimi kryesor i Rexhep Qosjes
Në Kuvendin e Kosovës sot po zhvillohet një seancë e veçantë kushtuar akademikut, Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89 vjeçarja. Qosja kishte kërkuar që të varroset pa ceremoni shtetërore dhe vetëm pranë familjes së tij. Ai gjithashtu kishte kërkuar që të mos zhvillohen përkujtime të ngjashme akademike. Pavarësisht kësaj, sot…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot po zhvillohet një seancë e veçantë kushtuar akademikut, Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89 vjeçarja.
Qosja kishte kërkuar që të varroset pa ceremoni shtetërore dhe vetëm pranë familjes së tij. Ai gjithashtu kishte kërkuar që të mos zhvillohen përkujtime të ngjashme akademike.
Pavarësisht kësaj, sot në Kuvend për të po flasin deputetë e ministra të cilët po e përkujtojnë me fjalët më të mira.
Në fjalën e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme intelektuale dhe letrare të kombit shqiptar.
“Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Ideali i tij ishte liria kombëtare, prandaj gjithçka që prodhoi ka formën e luftës kundër shtypjes”, tha Konjufca.
“Trupi i Rexhep Qosjes na la me fjalë të Sokratit ai e takoi të vërtetën, por edhe e vërteta e takoi kërkuesin e saj më të paepur, shërbëtorin e saj më të devotshëm. Qosja nuk është në mesin tonë fizikisht por intelekt i tij që formuloi porosinë e madhe gjithë andej korpuesit krijues vazhdon mes nesh si trashëgimi. Ajo do të jetojë përgjithmonë, do të lexohet e diskutohet e do të prodhojë vepra të tjera, do të ndiqet e do të frymëzoj breza”,deklaroi Konjufca.
“Lavdi jetës dhe veprës së Qosjes, u prehtë në paqe shpirti i tij”./Lajmi.net/