Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Raste të shumta të dhunës në familje raportohen çdo ditë brenda 24 orëve . E ngjashme situata ka qenë edhe mbrëmë. Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm dje në Prishtinë, Podujevë, Pejë dhe në Gjakovë. DHUNË NË FAMILJE Prishtinë / 26.04.2026 – 06:00.Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit dyshohet…
Lajme
Raste të shumta të dhunës në familje raportohen çdo ditë brenda 24 orëve .
E ngjashme situata ka qenë edhe mbrëmë.
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm dje në Prishtinë, Podujevë, Pejë dhe në Gjakovë.
DHUNË NË FAMILJE
- Prishtinë / 26.04.2026 – 06:00.Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Prishtinë / 26.04.2026 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
- Podujevë / 26.04.2026 – 09:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 26.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit ndaj të njëjtit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 26.04.2026 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/