Rrustemi: S’mund të parashoh cilat do të jenë veprimet e Lëvizjes këto ditë – opozita përgjegjëse për zgjedhjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se opozita e ka “përgjegjësinë e plotë” nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Ai i akuzoi partitë opozitare se nuk kanë gatishmëri për ta gjetur një zgjidhje. “Përgjegjësia e plotë është e opozitës, të cilët nuk kanë asnjë minumim gatishmërie për ta gjetur një zgjidhje”, tha ai…

Lajme

26/04/2026 16:15

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se opozita e ka “përgjegjësinë e plotë” nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ai i akuzoi partitë opozitare se nuk kanë gatishmëri për ta gjetur një zgjidhje.

“Përgjegjësia e plotë është e opozitës, të cilët nuk kanë asnjë minumim gatishmërie për ta gjetur një zgjidhje”, tha ai për KosovaPress.

Rrustemi tha se janë “të interesuar” për zgjidhje, ndërsa shtoi se “nuk mund të parashoh se cilat do të jenë veprimet e Lëvizjes gjatë këtyre ditëve”.

“Por ne jemi të interesuar që të gjejmë një zgjidhje dhe vendit t’i japim një president dhe kësisoj t’i shmangim zgjedhjet e parakohshme të panevojshme”, tha ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente nëse partia e Albin Kurtit garanton se ajo do t’i ketë 66 votat e mazhorancës në votim.