Begaj dënon ashpër sulmin e armatosur ndaj Presidentit Donald Trump: E dënoj me forcë këtë akt dhune
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Begaj thotë se e dënon fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump. Reagimi i plotë: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit të…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Begaj thotë se e dënon fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.
Reagimi i plotë:
E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut — jo përmes forcës. Sulme të tilla brutale, që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore, janë të papranueshme.
Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj @POTUS, @FLOTUS dhe të gjithë të pranishmëve shëndet dhe siguri të vazhdueshme.