Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes
Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër…
Lajme
Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas informacionit se i dyshuari mund të posedonte armë, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 25.04.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raportohet se i dyshuari posedon armë. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.