Mbi 2,500 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mijëra gjoba për shkelje në komunikacion. Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente që kanë shkaktuar…

Lajme

25/04/2026 10:26

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mijëra gjoba për shkelje në komunikacion.

Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve të kontrollit në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 2,526 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore.

Sa i përket masave ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa dy persona janë duke vuajtur dënimin.