Policia në Prizren arreston dy të dyshuar për narkotikë, konfiskohen marihuanë, kokainë dhe para të gatshme

Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në kuadër të planit operativ ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale. Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar. Në konsultim me…

Lajme

24/04/2026 21:08

Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në kuadër të planit operativ ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale.

Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.21 gramë, qese plastike me mbetje të kokainës, të holla kesh në total 1785 euro, dhe 2000 lekë, 2 telefona mobil etj.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët” deklaron policia.