Qumështarët ankohen te tre ministra se importuesit po u nxjerrin telashe
Qumështarët në Kosovë po përballen me vështirësi në rritje për plasimin e prodhimit të tyre, si pasojë e ndryshimeve në treg dhe presionit nga importet. Kështu u tha në një takim që u mbajt sot në Prishtinë mes ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, atij të Financave, Hekuran Murati, dhe të Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësues…
Lajme
Qumështarët në Kosovë po përballen me vështirësi në rritje për plasimin e prodhimit të tyre, si pasojë e ndryshimeve në treg dhe presionit nga importet.
Kështu u tha në një takim që u mbajt sot në Prishtinë mes ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, atij të Financave, Hekuran Murati, dhe të Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësues të sektorit të qumështit.
Muja, sipas një njoftimi të dikasterit të tij, kërkoi nga përfaqësuesit e kësaj industrie përpunuese të rrisin grumbullimin e qumështit vendor, duke e cilësuar këtë si vendim e veprim kyç për stabilizimin e tregut.
Gjatë takimit u tha se fermerët kanë fuqi të ulët negociuese, çfarë ndikon në çmimet dhe sigurinë e të ardhurave të tyre.
Përfaqësuesit e institucioneve bënë të ditur se masat mbështetëse dhe rregullatore do të analizohen më tej në përputhje me nevojat e këtij sektori.
Po ashtu, u kërkua rritje e investimeve në standardet sanitare dhe përmirësimin e kushteve në nivel ferme. Palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit drejt një tregu më të qëndrueshëm të qumështit në Kosovë.