​Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person me inicialet H.H., për një periudhë prej 48 orësh (dyzetë e tetë) orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur…

Lajme

24/04/2026 17:38

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person me inicialet H.H., për një periudhë prej 48 orësh (dyzetë e tetë) orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët dhe në respektimin e lirisë së shprehjes.