Kuvendi emëron dy anëtarë të KGjK-së, për vendin e tretë hapet sërish konkurs
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në seancën plenare që po vazhdon ende. Me 95 vota është zgjedhur Bashkim Hyseni, ndërsa Ivana Milenković ka marrë 87 vota. Për anëtarin e tretë do të shpallet sërish konkurs.