Lista Serbe “plas” nga inati, ikë prej Kuvendit të Kosovës sapo e mëson se terroristët e Banjskës janë dënuar me burgim të përjetshëm
Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, sulm ky që që la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë të lënduar. Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me…
Lajme
Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, sulm ky që që la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë të lënduar.
Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim, transmeton lajmi.net.
Ky lajm u dha edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ua dha lajmin deputetëve, që filluan duartrokitjet për vendimin.
Mirëpo, deputetëve të Listës Serbe nuk ju pëlqeu ky lajm. Sapo e kuptuan pse po duartrokasin pjesa tjetër e deputetëve, me nguti lëshuan sallën. /lajmi.net/
