Kurti i ikë pyetjes së Rrahmanit për çështjet e martesave të gjinisë së njëjtë dhe krijimin e familjes: Unë nuk kam se si të ju përgjigjem gjitha këtyre çështjeve
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani kërkoi një sqarim nga kryeministri Albin Kurti në lidhje me pikëpamjen e krijimit të familjes. “Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshimin e gjinisë, një burrë që ka…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani kërkoi një sqarim nga kryeministri Albin Kurti në lidhje me pikëpamjen e krijimit të familjes.
“Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshimin e gjinisë, një burrë që ka ndryshuar gjini dhe është bërë grua, ose një grua që ka ndryshuar gjininë dhe është bërë burrë a do ta njihni si familje? A do ta njihni si familje martesën e të njëjtës gjini? A do ta njihni si familje një grua që ka lindur fëmijë nga një dhurues i spermës? Ju keni deklaruar se rreth 10% e popullsisë ka orientim të tillë seksual. Pra, a do angazhoheni si Qeveri për t’i realizuar këto qëllime, pra të drejtat e këtij 10% siç e quani ju”, tha Rrahmani.
Por, këtyre çështjeve, nuk iu përgjigje Kurti. Ai vendosi të flas për shtesat për fëmijët e lehonat, po ashtu tentoi të nënçmoj Rrahmanin.
“Është e qartë kjo nuk ishte një pyetje, po një pyetësor. Unë nuk kam se si të ju përgjigjem gjitha këtyre çështjeve, por ajo që dua të them është se në mandatin e kaluar, edhe në këtë mandat, për herë të parë kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikbërjes shtetërore. Janë vendosur dhe po zbatohen shtesat për fëmijë dhe lehona si politika të reja të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në këtë formë dhe shtrirje. Këto masa përfaqësojnë një ndryshim thelbësor në qasjen e shtetit ndaj familjes, nga një rol pasiv, në një mbështetje aktive dhe të drejtpërdrejt të mirëqenies së saj.”
“Çështjet që u adresuan këtu, nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore, mund të bëjmë ndonjë debat, ndonjë ditë tjetër për çështjet gjinore, por siç e dini është Ministria e Punës, Familjes, jo e çështjeve gjinore, e Punës, Familjes dhe vlerave të luftës çlirimtare.”, tha Kurti./lajmi.net/