“Ndryshimi i gjinisë”-“Martesat mes njëjtës gjini”-Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Deputeti i PDK-së, Eman Rarahmani pati disa pyetej radhazi sot ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ndër të tjerash, deputeti Rrahmani ka ngritur pikëpyetje edhe në lidhje me krijimin e familjes. Rrahmani në foltoren e Kuvendit prezantoi pyetjet drejtuar Kurti, duke thënë se si do të duket familja sipas konceptit të tij. “Si e shihni ju familjen,…

Lajme

24/04/2026 13:12

Deputeti i PDK-së, Eman Rarahmani pati disa pyetej radhazi sot ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ndër të tjerash, deputeti Rrahmani ka ngritur pikëpyetje edhe në lidhje me krijimin e familjes.

Rrahmani në foltoren e Kuvendit prezantoi pyetjet drejtuar Kurti, duke thënë se si do të duket familja sipas konceptit të tij.

“Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshimin e gjinisë, një burrë që ka ndryshuar gjini dhe është bërë grua, ose një grua që ka ndryshuar gjininë dhe është bërë burrë a do ta njihni si familje? A do ta njihni si familje martesën e të njëjtës gjini? A do ta njihni si familje një grua që ka lindur fëmijë nga një dhurues i spermës? Ju keni deklaruar se rreth 10% e popullsisë ka orientim të tillë seksual. Pra, a do angazhoheni si Qeveri për t’i realizuar këto qëllime, pra të drejtat e këtij 10% siç e quani ju”, tha Rrahmani./Lajmi.net/