Nga kontrabanda me migrantë te mashtrimi me “call center” – Policia arreston brenda 24 orëve dy personat që po i kërkonte INTERPOL-i
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar në dy raste të ndara gjatë dy ditëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, më 23 prill 2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka arrestuar një shtetas të Kosovës, transmeton lajmi.net. Ai kërkohej…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar në dy raste të ndara gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 23 prill 2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka arrestuar një shtetas të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai kërkohej përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “kontrabandë me migrantë”.
Ndërkaq, një ditë më pas, më 24 prill 2026, në një operacion të ngjashëm të realizuar në rajonin e Pejës, është arrestuar edhe një tjetër shtetas kosovar. Edhe ky person ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest nga autoritetet shqiptare, kësaj radhe për veprën penale të mashtrimit përmes call center-it.
Me urdhër të prokurorëve kompetentë, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore pritet të vazhdojnë në koordinim me institucionet përkatëse.
Policia e Kosovës në dy raste të ndara arreston dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Prishtinë 24 prill 2026
Me datën 23.04.2026 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera policore nga DRP – Prishtinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kosovar pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”. Po ashtu me datën 24.04.2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera policore nga DRP – Pejë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kosovar, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë për mashtrim përmes Call Center. Lidhur me rastet me urdhër të prokurorëve kompetent, të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore./lajmi.net/