​Ndërron jetë tragjikisht futbollisti i KF Gjakova

Klubi i Futbollit Gjakova 1961 ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të futbollistit të tyre, Lendrit Fetahaj. Në një telegram ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Përmes mesazhit të tyre, KF Gjakova i ka shprehur ngushëllime familjes Fetahaj, si dhe të gjithë atyre…

Sport

24/04/2026 08:44

Klubi i Futbollit Gjakova 1961 ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të futbollistit të tyre, Lendrit Fetahaj.

Në një telegram ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Përmes mesazhit të tyre, KF Gjakova i ka shprehur ngushëllime familjes Fetahaj, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Lendritin gjatë jetës dhe karrierës së tij.

Fetahaj, 29-vjeçar, raportohet se ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.