Pejë: Gruaja kanoset nga burri i saj, i publikohen fotot intime në rrjete sociale

Një grua ka raportuar burrin e saj për kanosje në Pejë. Korrespodenti Valdrin Daci i ftuar në emisionin “Ora 7” ka sjellur detaje në lidhje me këtë rast. “Një nga rastet që ka ndodhur orëve të fundit është kanosja e një gruaje nga burri i saj. Policia ka raportuar se një grua ka denoncuar burrin…

Lajme

24/04/2026 08:33

Një grua ka raportuar burrin e saj për kanosje në Pejë.

Korrespodenti Valdrin Daci i ftuar në emisionin “Ora 7” ka sjellur detaje në lidhje me këtë rast.

“Një nga rastet që ka ndodhur orëve të fundit është kanosja e një gruaje nga burri i saj. Policia ka raportuar se një grua ka denoncuar burrin e saj sepse ka kanosur… Deklarimi i gruas ka qenë se fotot e saj janë plasuar në rrjetet sociale, përkatësisht është mësuar jozyrtarisht se janë postuar në SnapChat”, tha Daci.