Mësohet data se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt do të zhvillohet më 21 maj. Si Ferizaj ashtu edhe Dukagjini nuk dinë për trofe ndër vite, prandaj do ta arrijnë ta thyejnë këtë rekord “të zi”, si dhe kuptohet për ta siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Ferizaj përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar të gjithë…

Sport

23/04/2026 16:31

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt do të zhvillohet më 21 maj.

Si Ferizaj ashtu edhe Dukagjini nuk dinë për trofe ndër vite, prandaj do ta arrijnë ta thyejnë këtë rekord “të zi”, si dhe kuptohet për ta siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ferizaj përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar të gjithë tifozët se finalja zhvillohet më 21 maj në “Fadil Vokrri”.

“Finalja e Kupës së Kosovës mes klubit tonë FC Ferizaj dhe KF Dukagjini do të zhvillohet më 21 maj në Stadiumi Fadil Vokrri.

Për më shumë detaje rreth organizimit dhe informacioneve shtesë, do t’ju njoftojmë me kohë!”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kujtojmë, më e bukura e kësaj finale do të jetë se asnjëra nga skuadrat nuk e ka fituar më parë këtë trofe, kësisoj do t’ia bëjnë sefte. Përndryshe, të dyja e dinë se çka është të luash në finale, me Dukagjinin që tre herë ka qenë pjesëmarrës ndërsa Ferizaj./Telegrafi/