Familja e ish-presidentit Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Qosjes: Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë
Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e akademikut Rexhep Qosja, pas lajmit për vdekjen e tij. Në telegram, familja Thaçi shpreh pikëllim të thellë dhe vlerëson kontributin e Qosjës në mendimin e pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare shqiptare. Ata i kanë shprehur ngushëllime të sinqerta…
Lajme
Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e akademikut Rexhep Qosja, pas lajmit për vdekjen e tij.
Në telegram, familja Thaçi shpreh pikëllim të thellë dhe vlerëson kontributin e Qosjës në mendimin e pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare shqiptare.
Ata i kanë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit intelektual për humbjen e akademikut të njohur.