Nuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara. Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit. Nga kjo kompani…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit.
Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.
“Konsumatorët që paguajnë borxhin ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore”, thuhet në njoftim.
Hidromorava thekson se pagesa e ujit është obligim ligjor dhe moskryerja e saj sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët.
Qytetarët ftohen që të paraqiten sa më parë në zyrat e kompanisë për të rregulluar obligimet e tyre financiare.