KFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të lirë në Kosova

Ushtarë nga kontingjentet çeke, moldave dhe italiane, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar patrullime me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit. KFOR tha se këto aktivitete pasqyrojnë “përkushtimin e KFOR-it për të…

Lajme

23/04/2026 15:02

Ushtarë nga kontingjentet çeke, moldave dhe italiane, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar patrullime me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit.

KFOR tha se këto aktivitete pasqyrojnë “përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm si dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

KFOR përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Lajmi.net/