Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në ora 12:00, do të organizohet një mbledhje komemorative në nderim të akademikut Rexhep Qosja, pas ndarjes së tij nga jeta. Qosja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët. Ata kanë njoftuar gjithashtu se ceremonia e varrimit është…

Lajme

23/04/2026 14:33

Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në ora 12:00, do të organizohet një mbledhje komemorative në nderim të akademikut Rexhep Qosja, pas ndarjes së tij nga jeta.

Qosja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët.

Ata kanë njoftuar gjithashtu se ceremonia e varrimit është mbajtur në mënyrë private, në rreth të ngushtë familjar si amanet nga i ndjeri./Lajmi.net/