Dyshohet për ndihmë në një rast të vjedhjes së rëndë, IPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë  e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar…

Lajme

23/04/2026 14:16

Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë  e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

“Hetimet ndaj zyrtarit policor  janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftimin për media.

Siç raportohet polici i trafikut po dyshohet se mori pjesë në rastin e vjedhjes së rëndë.Rasti është hetuar nga Njësia e Autokrimeve e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

B.M është zyrtari policor pjesë e Njësisë së Komunikacionit Rrugor që dyshohet se u përfshi në një rast të vjedhjes së rëndë.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti./Lajmi.net/