Me 64 vota për miratohet ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në Kuvend
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt organizimit të këtij eventi ndërkombëtar sportiv. Projektligji ka kaluar në shqyrtimin e dytë me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Me këtë vendim, institucionet e Kosovës i hapin rrugë…
Lajme
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt organizimit të këtij eventi ndërkombëtar sportiv.
Projektligji ka kaluar në shqyrtimin e dytë me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, institucionet e Kosovës i hapin rrugë përgatitjeve zyrtare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë, një nga ngjarjet më të mëdha sportive që pritet të mbahet në vend.
Ky projekt konsiderohet si një ndër iniciativat më të rëndësishme në fushën e sportit dhe promovimit ndërkombëtar të Kosovës. Anise ky ligj u shoqërua me debate nga pozita dhe opozita. /Lajmi.net/