Lushtaku: Hashim Thaçi është vetë historia e Kosova – historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka publikuar një mesazh mbështetës për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si figurë kyçe në historinë e Kosova. Në një postim publik, Lushtaku e përshkruan Thaçin si “vetë historia e Kosovës”, duke theksuar rolin e tij në luftën çlirimtare dhe në shpalljen e pavarësisë së vendit. Ai vlerëson…

Lajme

23/04/2026 12:56

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka publikuar një mesazh mbështetës për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si figurë kyçe në historinë e Kosova.

Në një postim publik, Lushtaku e përshkruan Thaçin si “vetë historia e Kosovës”, duke theksuar rolin e tij në luftën çlirimtare dhe në shpalljen e pavarësisë së vendit.

Ai vlerëson kontributin e Thaçit si burrështetas, duke thënë se ai përfaqëson një epokë të tërë të sakrificës dhe vendosmërisë për liri.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti Hashim Thaçi është vetë historia e Kosovës, një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re.
Krenar që kemi bashkudhëtuar në luftë dhe në paqe, në ditë të vështira e në momente historike. Krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në anën e duhur të historisë, aty ku qëndron dinjiteti, sakrifica, krenaria dhe e vërteta. Sepse historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, ashtu siç nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit.
Me respekt e besim të thellë, të presim krahapur dhe me kokën lart, ashtu siç i ka hije atyre që qëndrojnë drejt para historisë!/Lajmi.net/