Opozita nuk e përkrah ligjin për çmimet tavan, gjejnë vërejtje në formulim të tij

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa deklaroi se nuk mund t’i lejohet një partie “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve. Kurse Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se…

Lajme

23/04/2026 11:03

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa deklaroi se nuk mund t’i lejohet një partie “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

Kurse Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij. Madje ajo iu drejtua ministres Mimoza Kusari-Lila që të mos i marrë shembull vendet e rajonit pasi ato funksionojnë krejtësisht ndryshe.

Kurse shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë , kur se gjithë vendimarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT.

Sipas tij s’ka nevojë për të, kur këtë punë mund ta kryejë Qeveria./Lajmi.net/