Policia kontrollon një shtëpi dhe dy lokale në Prizren, gjen kokainë në vlerë 30 mijë euro
Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor me vendim të gjyqtarit, ka kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale në Prizren. Këto prona po shfrytëzoheshin nga dy persona për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor me vendim të gjyqtarit, ka kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale në Prizren.
Këto prona po shfrytëzoheshin nga dy persona për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.
Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës.
Sipas Policisë, vlera monetare e substancave narkotike arrin në vlerë rreth 30 mijë euro, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 22.04.2026, 18:00. Lidhur me rastin pas një hetimi disa mujor me vendim të gjyqtarit janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale të cilat shfrytëzoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë për paketim shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës. Vlera monetare e substancave narkotike sipas raportimit arrin në vlerë rreth 30 mijë euro. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/