Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohet disa vendime në mesin e tyre edhe një mbi ndarjet buxhetore

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Gjithashtu është miratuar në parim Nismën për lidhjen…

Lajme

23/04/2026 10:20

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Gjithashtu është miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”./Lajmi.net/