Kërçeli mohon ta ketë shkruar fjalimin e Gecit: Lutem çdo ditë që krerët e UÇK-së në Hagë të lirohen sa më parë e të kthehen te familjet e tyre

Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka reaguar ndaj asaj që ka thënë Nehat Geci, për deklaratën skandaloze që familjari i tij Fatos Geci e ka thënë në Kuvendin e Kosovës. Për kërkesën e Fatos Gecit që Hashim Thaçi të dënohej me burgim të përjetshëm në Hagë, Nehat Geci ka thënë se atë ia ka shkruar…

Lajme

23/04/2026 09:20

Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli ka reaguar ndaj asaj që ka thënë Nehat Geci, për deklaratën skandaloze që familjari i tij Fatos Geci e ka thënë në Kuvendin e Kosovës.

Për kërkesën e Fatos Gecit që Hashim Thaçi të dënohej me burgim të përjetshëm në Hagë, Nehat Geci ka thënë se atë ia ka shkruar Ilir Kërçeli.

“Të dashur miq,Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin.Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto.Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, shkroi ai.

Por, atë që tha Nehat Geci e ka mohuar sot vetë Kërçeli.

Ai ka thënë se lutet çdo ditë që krerët e UÇK-së në Hagë të kthehen sa më parë te familjarët e tyre, ndërkaq ka treguar se ata i ka vizituar në Hagë në vitin e parë të paraburgosurit, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestat e organizuara ku ka marrë pjesë edhe vet, si dhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka votuar pro për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë.

“Qytetarë të dashur, sot në mëngjes lexova disa deklarata se është lakuar emri im. Sa i përket fjalimit, deputeti ka reaguar duke treguar se fjalimin e ka shkruar vetë. Sa më përket mua për qëndrimin tim për krerët e UÇK-së në Hagë, dihet publikisht. Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam vizituar të gjithë të paraburgosurit një nga një. Në dy protestat e organizuara, kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje dhe kam marrë pjesë edhe vetë. Para disa jave në Komisionin për Buxhet dhe Financa kam votuar për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë. E lutem sot, e dje e çdo ditë që sa më parë të lirohen e të kthehen pranë familjarëve të tyre. E ndjeva obligim moral këtë sqarim, edhe pse dihet botërisht”, ka shkruar Kërçeli.

Se deklaratën e tij e ka shkruar vetë, e ka pohuar edhe vetë Fatos Geci.

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar ai në Facebook.

Fatos Geci, të marten në seancën e jashtëzakonshme që po mbahej në Kuvendin e Kosovës për rritje të çmimit të rrymës, tha se Hashim Thaçin do ta përcjell fati i njëjtë me Naim Murselin i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Kjo deklaratë, më skandalozja e thënë ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës solli reagime të ashpra drejtuar atij nga akterë të ndryshëm politikë të pozitës e opozitës.

Kryeministri Albin Kurti dhe disa deputetë të tjerë të VV-së janë distancuar nga deklarata e tij. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Kërçelit: