Nëse s’ka zgjidhje për presidentin, këto janë datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar datat që do të mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse dështon zgjedhja e presidentit. Ai ka bërë me dije si data kushtetuese shihen 31 maj ose qershori “Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si…

Lajme

23/04/2026 08:51

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar datat që do të mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse dështon zgjedhja e presidentit.

Ai ka bërë me dije si data kushtetuese shihen 31 maj ose qershori

“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka treguar edhe në ndikim që mund të ketë në këto zgjedhje.

“Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik”, ka vlerësuar ai.