Erdogan: Lufta në Iran po e ‘dobëson’ Evropën
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta në Iran po fillon ta “dobësojë Evropën”. Sipas BBC, këto komente Erdogan i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, transmeton KosovaPress. Një postim në rrjetet sociale nga zyra e Erdoganit kanë njoftuar se dy liderët kanë biseduar të mërkurën në telefon,…
Bota
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta në Iran po fillon ta “dobësojë Evropën”.
Sipas BBC, këto komente Erdogan i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, transmeton KosovaPress.
Një postim në rrjetet sociale nga zyra e Erdoganit kanë njoftuar se dy liderët kanë biseduar të mërkurën në telefon, duke diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe luftërat në vazhdim në Iran dhe Ukrainë.
“Presidenti Erdogan theksoi se lufta në rajonin tonë ka filluar të dobësojë edhe Evropën dhe se nëse kjo tendencë nuk trajtohet me një qasje të orientuar drejt paqes, dëmet e shkaktuara nga periudha e konfliktit do të jenë shumë më të mëdha”, thuhet në postim