Xhaxhai i Fatos Gecit: Ky është deputeti i VV-së që ia shkroi fjalimin nipit tim

Nehat Geci, xhaxhi i deputetit të Vetëvendosjes Fatos Geci ka reaguar përmes një postimi pas fjalimit skandaloz të nipit të tij kundër ish-presidentit Hashim Thaçi. Geci tha se deputeti i Vetëvendosjes Ilir Kërçeli është personi i cili ia shkroi fjalimin skandaloz nipit të tij. Postimi i plotë: Të dashur miq, Sot rreth orës 13:50 isha…

Lajme

23/04/2026 00:06

Nehat Geci, xhaxhi i deputetit të Vetëvendosjes Fatos Geci ka reaguar përmes një postimi pas fjalimit skandaloz të nipit të tij kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

Geci tha se deputeti i Vetëvendosjes Ilir Kërçeli është personi i cili ia shkroi fjalimin skandaloz nipit të tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin.

Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.

Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto.

Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi.