Detaje të reja nga krimi në Shqipëri: I riu që u vra qëlloi i pari, të përfshirë 7 persona – tre prej tyre vëllezër
Në vrasjen e mbrëmshme në Memaliaj të Shqipërisë, ku u qëllua për vdekje Endri Goxhaj, po del se janë të përfshirë shtatë persona, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Policia e Shtetit ka arrestuar47-vjeçarin Aldo Kalemi, si dhe 25-vjeçarin e plagosur Dali Nela, i cili është vëllai i dy personave të shpallur në kërkim…
Lajme
Në vrasjen e mbrëmshme në Memaliaj të Shqipërisë, ku u qëllua për vdekje Endri Goxhaj, po del se janë të përfshirë shtatë persona, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar.
Policia e Shtetit ka arrestuar47-vjeçarin Aldo Kalemi, si dhe 25-vjeçarin e plagosur Dali Nela, i cili është vëllai i dy personave të shpallur në kërkim për këtë rast, Donaldo dhe Marioldo Nelës.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, raporton Top Channel.
Po ashtu, është bërë e ditur se në pranga është edhe 41-vjeçari Ermal Mataij, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Bazuar në raportimet e mediave shqiptare, nën hetim janë edhe Julian Kalemi për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe Gëzim Qëndraj, për veprën penale “Kanosja”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka pasyr një konflikt fizik fillimisht, në të cilin janë përfshirë Dali Nela, Donaldo Nela, Marioldo Nela, Aldo Kalemi, Julian Kalemi, Gëzim Qëndraj dhe viktima Endri Goxhaj.
Gjatë konfliktit, dyshohet se i ndjeri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, i arrestuar tashmë, i cili mbeti i plagosur.
Më pas, 2 vëllezërit e 25-vjeçarit, që po kërkohen, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhajt, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Kujtojmë se Policia në Shqipëri ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ndodhi vrasja, fishekë, municion, 2 automjete, 2 motomjete, 4 telefona dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.