Mali i Zi një hap larg Evropës, Marta Kos: Shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit
Mali i Zi nje hap larg anetaresit ne BE. Komisionerja per Zgjerimin e BE, Marta Kos njoftoi se 27 vendet e unionit rane dakord te nisin hartimin e traktatit te pranimit ne BE per fqinjet e Shqiperise. “Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin…
Lajme
Mali i Zi nje hap larg anetaresit ne BE. Komisionerja per Zgjerimin e BE, Marta Kos njoftoi se 27 vendet e unionit rane dakord te nisin hartimin e traktatit te pranimit ne BE per fqinjet e Shqiperise.
“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE.”
Per Kos, pranimi i Malit te Zi nga BE eshte nje shembull edhe per vendet e tjera te cilat jane ne proces anetaresimi ne BE.
“Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore.”
Mali i Zi dhe Shqiperia jane konsideruar nga BE si front runner ne procesin e anetaresimit. Mali i Zi i cili ka celur me heret negociatat, dhe tashme ka hyre ne fazen perfundimtare te anetaresimit, nje ogur ky, se BE po rikthehet tek zgjerimi dhe pas Malit te Zi, radha eshte e Shqiperise e cila synon mbylljen e gjithe grupkapitujve te negociatave me BE brenda 2027, si dhe anetaresim deri ne 2030.