I vodhi mbi 176 mijë dollarë dhe mbi 3 mijë euro nga shtëpia, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vjedhje të rëndë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, të caktoj paraburgimin të pandehurës A.K. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura A.K, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, mes datave 29 nëntor…

Lajme

22/04/2026 13:25

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, të caktoj paraburgimin të pandehurës A.K.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura A.K, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, mes datave 29 nëntor 2025  dhe 26 janar 2026,  në rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё, në një shtëpi banimi, duke pasur çelësin e kasafortës të pronarit dyshohet t’i ketë vjedhur shumën e parave prej  176.900 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtëmijë e nëntëqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijë e shtatëqind e pesëdhjetë) euro dhe me pas largohet nga shtëpia pa u vërejtur nga askush”, thuhet në njoftim.

E dyshuara që nga data 21 prill 2026 gjendet në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: