Policia zbulon laborator të drogës në Graçanicë
Policia e Kosovës së fundi ka zhvilluar disa aksione në drejtim të luftimit të narkotikëve. E së fundi, Policia ka zbuluar një laborator të drogës në Graçanicë. Siç njoftohet ky laborator i zbuluar tanimë dyshohet të jetë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti i zbuluar të martën në mbrëmje dhe…
Lajme
Policia e Kosovës së fundi ka zhvilluar disa aksione në drejtim të luftimit të narkotikëve.
E së fundi, Policia ka zbuluar një laborator të drogës në Graçanicë.
Siç njoftohet ky laborator i zbuluar tanimë dyshohet të jetë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti i zbuluar të martën në mbrëmje dhe është ende nën hetime.
“Njësitë policore kanë kontrolluar një objekt të pa banuar ku kanë has në një laborator i cili dyshohet se ishte përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/