“Dhuratë nga prindi”, “Kontribut familjar” – Si për çudi Fatos Geci nuk deklaron as një shtëpi as një banesë, kjo është pasuria e përgjithshme

Dje, në seancën që u mbajt në Kuvendin e Kosovës, deputeti i grupit parlamentar të VV-së, Fatos Geci bëri një nga deklarimet më skandaloze të dëgjuara ndonjëherë në Parlament. Seanca që ishte thirrur për të diskutuar për energjinë elektrike, eskaloi në një debat banal nga Geci, transmeton lajmi.net. Deputeti i cili paguhet nga taksat e…

Lajme

22/04/2026 11:09

Dje, në seancën që u mbajt në Kuvendin e Kosovës, deputeti i grupit parlamentar të VV-së, Fatos Geci bëri një nga deklarimet më skandaloze të dëgjuara ndonjëherë në Parlament.

Seanca që ishte thirrur për të diskutuar për energjinë elektrike, eskaloi në një debat banal nga Geci, transmeton lajmi.net.

Deputeti i cili paguhet nga taksat e qytetarëve foli kundër UÇK-së e Thaçit, duke deklaruar në mënyrë të turpshme se i uron burgim të përjetshëm.

Ai kërkoi dënim me burg të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke ia uruar fatin tashmë të shpallurit fajtor për vrasjen e gruas, Naim Murselit.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.

Por si qëndron pasuria e Fatos Gecit, deputetit të Listës Guxo?

Deputeti Geci posedon tri vetura, një në emrin e tij dhe dy ne emër të bashkëshortes.

Ai në vitin 2023 e mori dhuratë nga prindi një veturë të llojit “Audi”, që e ka vlerën 8500 euro.

Bashkëshortja e tij posedon veturën e llojit “Volkswagen” dhe e ka marrë dhuratë nga vëllai në vitin 2017.

Po ashtu, bashkëshortja e tij e ka një veturë tjetër të përfituar përmes kontributit familjar në vitin 2022.

Geci së bashku me bashkëshorten e tij në bankë, në dy llogari rrjedhëse, kanë 10 mijë e 200 euro, që janë përfituar përmes kursimeve, dhuratave nga familja dhe remitencat./lajmi.net/