Dy gra dhe nje burrë rrahin dhe keqtrajtojnë psiqikisht një grua tjetër në Malishevë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në 24 orët e fundit në Malishevë. Siç ka njoftuar Policia, dy gra dhe një burrë e kanë keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht një grua tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon…
Lajme
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në 24 orët e fundit në Malishevë.
Siç ka njoftuar Policia, dy gra dhe një burrë e kanë keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht një grua tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Malishevë 21.04.2026-13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga dy të dyshuarat femra dhe një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/