Tri vjet, 40 milionë euro për naftë e telefona: Institucionet “djegin” paranë publike pa kursyer asgjë

Tri vjet, rreth 40 milionë € shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave. Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në…

Lajme

22/04/2026 09:04

Tri vjet, rreth 40 milionë € shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave.

Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte paraardhësit e tij në krye të Qeverisë për shpenzime të larta, siç thoshte ai, për naftën e xhipave dhe për luks.

Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të Kosovës në vitin 2021, shpenzimet e tilla nuk janë ulur asnjëherë, por përkundrazi janë rritur në krahasim me qeveritë paraprake.

Shpenzimet për derivate të automjete, gjeneratorë dhe makineri

2025= 10.5 milionë euro

2024= 10.7 milionë euro

2023= 10.5 milionë euro

Shpenzimet për telefoni mobile

2025= 2.4 milionë euro

2024= 2.4 milionë euro

2023= 2.3 milionë euro

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj shpenzimeve të fundit të shtetit gjatë tre viteve të fundit, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe të pajustifikuara në raport me premtimet e Qeverisë, aporton portali FrontOnline.

Rukiqi ka vënë theksin veçanërisht te shpenzimet për vetura dhe shpenzime të tjera operative, duke thënë se ato kanë dalë përtej çdo kufiri të arsyeshëm.

“Këto shpenzime duket se e kanë kaluar çdo nivel të pranueshëm, këto janë shpenzime për vetura që shpenzojnë shumë, por për një qeveri që ka premtuar ndryshe, kjo e tejkalon çdo nivel të pranueshëm”