Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, me riga shiu lokale
E mërkura pritet të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm në vend. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell të shoqëruara me vranësira të shpërndara, të cilat herë pas here mund të sjellin riga të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale…
Lajme
E mërkura pritet të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm në vend. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell të shoqëruara me vranësira të shpërndara, të cilat herë pas here mund të sjellin riga të dobëta shiu në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 6 metra në sekondë.