Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira të shumta, mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jetë të ulëta. Minimalja do të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14…

Lajme

21/04/2026 23:54

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira të shumta, mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu.

Temperaturat do të vazhdojnë të jetë të ulëta. Minimalja do të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta e në disa rajone edhe intervale kohore me diell. Reshje shiu priten në jug dhe lindje të Shqipërisë, lokalisht edhe në vise tjera e shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në malet e larta reshje bore.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta për këtë periudhë kohore.

Mëngjesi i hershëm i së enjten para agimit në Kosovë mund të sjellë ngrica sipërfaqësore, megjithatë në disa zona do të ketë vranësira dhe ngricat do të shmangën, varësisht nga rajoni në rajon dhe mikro-klima.

E enjtja sjellë stabilizim gradual të motit kur priten që vranësirat të tërhiqen thellë në juglindje të kontinentin për t,ja lëshuar rrugën intervaleve të gjata kohore me diell, por do të ketë erëra të paksa të ftohta nga veriu.

Mot më stabil na pret të premten dhe gjatë fundjavë me rritje progresive të temperaturave, megjithatë priten vranësira të shpeshta lokale. /MeteoBallkan